Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Dëshmi arkivore për Ulqinin dhe rrethinën e tij

Në gamën e gjerë të publikimeve shkencore, burimet arkivore paraqesin lëndën bazë të hulumtimit dhe studimit të çështjeve përkatëse sipas profilit profesional të autorëve të ndryshëm. Është çështje tjetër se sa arkivat kanë qenë të hapura për studiuesit tanë, duke ditur ngjarjet e kaluara dhe paragjykimet që kanë ekzistuar ndaj shqiptarëve, shkruan sot Koha Ditore.

Një konstatim i tillë vlen sidomos për shqiptarët në Mal të Zi, të cilët duke qenë në margjina të shoqërisë, arkivat dhe lënda arkivore pothuaj ka qenë dukuri e panjohur në sistemin monist, sepse pasojat ishin evidente.

Por pas dështimit të sistemit monist, disa studiues treguan interesim dhe guxim për hulumtime arkivore në Arkivin e Shtetit të Malit të Zi në Cetinë. Ndër ata persona, bën pjesë edhe Hajro Hajdari, i cili ndonëse me profesion është jurist, me plot pasion është interesuar për hulumtimin e kësaj lënde nga koha e Kongresit të Berlinit e më pas...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm