Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Data: mars...” nxjerr nga harresa kontributin e grave

Prishtinë, 31 gusht − Pushkë, dorëshkrime, gjësende të burrave që hynë në historinë e vendit për kontributin tyre, qysh në dhjetëvjetorin e Pavarësisë kanë zënë vend të përhershëm me “Ekspozitën e përhershme” në Muzeun e Kosovës. Është këndi për historinë më të re të vendit. Por të enjten mbrëma krejt këto artefakte kanë pasur përballë dokumentet në një dhomë tjetër të po këtij kati. Aty shpaloset një pjesë e vogël e aktivizmit të shumë grave gjatë viteve ’90. Janë bërë tok në një ekspozitë të përkohshme. E kthen kohën në marsin e vitit 1998. Gratë janë personazhet kryesore.

Me të hyrë në këtë dhomë, vizitori në anën e majtë ndeshet me një fotografi të madhe bardhezi, ku shihen gratë shqiptare duke marshuar me parulla të ndryshme në duar.

“Ne duam divorcim paqësor nga Serbia”, është njëra prej parullave. Krah saj, një tjetër fotografi e grave që mbajnë bukë në duar, përballen me dokumentarin i cili shpaloset në një televizor të vogël, ndërsa në mes të dhomës përmes dëgjueseve vijnë rrëfimet e disa prej grave që ishin personalitet kyç në organizmin e demonstratave në vitet ’90 në Kosovë.

“Ideja ka qenë që të bëjmë protestën e madhe, që përmes zërit të gruas ta bëjë botën të reagojë”, dëgjohet të thotë një prej grave që ishin pjesë e protestave.

Kjo përballje me një realitet, dhe pjesë të rëndësishme të historisë së fundit në vend dhe thirrja “Lavdi”, vijnë nga pjesa tjetër. Ajo gërshetohet me një tjetër efekt me zë që jep ndjenjën e marshimit të grave.

Edhe Thesari i artit të Kosovës si dialog kohësh e ringjalljeje bashkë me Galerinë Kulturë 2 j. më parë Thesari i artit të Kosovës si dialog kohësh e ringjalljeje bashkë me Galerinë

Hulumtues dhe kuratorë të kësaj ekspozite janë Korab Krasniqi, Linda Gusia, Majlinda Hoxha dhe Nurhan Qehaja.

“Data: mars” u hap të enjten në Muzeun e Kosovës si paralajmërim i një projekti më të madh (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).