Poeti Ramadan Musliu është fitues i çmimit letrat “Beqir Musliu”.
Në emër të jurisë profesionale ka folur Anton Nikë Berisha, ka bërë të ditur se këtë vit çmimin “Beqir Musliu” e merr poeti Ramadan Musliu, si krijues i madh nga kjo anë, në fushën e poezisë dhe në rrafshin e studimit letrar, duke pasuruar poezinë shqipe dhe duke zgjeruar edhe më shumë rrafshin e studimit letrar.
Nërkaq, kryetari i komunës, Lutfi Haziri, ka thënë se është çmimi “Beqir Musliu” është çmimi më i madh letrar.
“Ky çmim është duke u ndarë në kuadër të ditëve të bardha të lirisë së Gjilanit dhe çmimi si i tillë është kurora e gjithë aktiviteteve kulturore që organizohet në Komunën e Gjilanit”, ka thënë në fjalën e tij kryetari Lutfi Haziri.
“Pasi jemi në muajin e dhjetë të ndarjes së çmimit ‘Beqir Musliu’, ne do të vendosim murin e doajenëve të çmimit letrar ‘Beqir Musliu’, në Teatrin e Qytetit dhe në ceremoninë e ndarjes së çmimit do të bëhet zbulimi i fotografive të atyre që janë fitues të këtij çmimi ndër vitesh”, ka thënë kryetari i Haziri.
Përndryshe, me vendim unanim, komisioni në përbërje, Anton Nikë Berisha, Sabit Rrustemi dhe Xhevat Latifi, ka vendosur që çmimi të shkoj për poetin Ramadan Musliu.
-
Edi Shukriu shpallet fituese e çmimit letrar “Beqir Musliu”
-
Ramadan Rexhepi, fitues i çmimit letrar “Beqir Musliu”
-
Shkrimtari Ramadan Mehmeti pasuron Bibliotekën e Gjilanit me mbi tre mijë libra
-
Sali Musliu fitues i çmimit “Peneli i Flakës së Janarit 2018”
-
Akademik Rexhep Qosja nderohet me çmimin e harruar, “Letërsia Shqipe”