Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Çmenduria e botës së vogël

Vizioni i jetës dhe botës është ëndërr e mirë edhe pse sot nuk i beson askush. Marrëdhënia e njeriut me njerëzoren i ka shtatë fytyra…

Të gjitha ato fytyra për të mos thënë dyfytyrësi, ende nuk i kemi njohur e as nuk do t’i njohim kurrë. Maska dhe fjala maskë kanë këmbë.

Me frikë e mashtrime t’i hanë fjalët. Nëse na vjen ta shohim edhe një maskë, fytyrë që ende nuk e kemi parë, do të bindemi se karakteri i njeriut i ka e nuk i ka të njohura të gjitha rrugët e jetës.

Kuptohet, vetëm kur frika e zezë ia shpon sytë. Në fushën e mejdanit, kur dalim nga një qorrsokak vjen e flet për Parajsën e Humbur. Prandaj nuk kemi se ku të ankohemi. Shpesh e kemi ndjesinë se nuk jemi kurrkund.

Na vjen të mendojmë se vetë jemi fajtorë. Me një lajm në gazetë duam ta qetësojmë historinë. Shpresojmë se do të bëhet mirë. Gati jemi deri te fundi.

Edhe Rrëmuja si pasqyrë e mendjes Shtojca për Kulturë 9 muaj më parë Rrëmuja si pasqyrë e mendjes

Mos të paraqitemi se nuk kemi parë asgjë. Ky det nuk është det i vogël. Vjen e shkon si furtuna pa na treguar sa i thellë është mashtrimi.

Të plotë, esenë e akademik Rexhep Ferrit mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.