E bija e Eqrem Çabejt, botuesja Brikena Çabej, ka treguar se cili ishte amaneti i babait të saj në shtratin e vdekjes.
E ftuar në emisionin CODEX të KTV-së, ajo ka thënë se kur Çabej ishte vizituar nga një ish-nxënëse e tij që kishte pozitë në politikën e kohës, kur ajo e kishte pyetur se çfarë mund të bënte për të, Çabej i kishte thënë shkurt të merrej me “Mesharin” e Buzukut, përkatësisht botimin kritik të tij për të cilin Çabej kishte punuar 10 vjet, por që kishte mbetur i pa shpërndarë si botim.
Artikuj të ngjashëm