Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Centralizohet financimi, institucionet kulturore pa xhirollogari

Institucioneve të kulturës e të trashëgimisë kulturore u janë bllokuar sërish xhirollogaritë.

Madje ato, tash e tutje janë jovalide. “Zgjidhja” e përkohshme e Ministrisë së Kulturës me riaktivizimin e “xhirollogarive të parregullta”, pas bllokadës tremujore, nuk ka zgjatur as dhjetë ditë.

Tash financimi i institucioneve vartëse të MKRS-së do të centralizohet tërësisht.

Asnjë prej tyre nuk do të ketë asnjë cent në llogari dhe nuk do të mundë të bëjë asnjë pagesë.

Pos kësaj, të gjitha mjetet që i kanë në këto xhirollogari – e që janë nga buxheti vjetor që ua ka ndarë MKRS-ja në fillim të vitit – duhet t’i kthejnë në buxhetin e shtetit. Këtë janë të obliguar ta bëjnë në “afat sa ma të shkurtër”... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)