Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Carla Bruni-Sarkozy dhe kitara e saj

Carla Bruni-Sarkozy, ish-supermodele, yll-popi, nënë e dy fëmijëve dhe gruaja e ish-presidentit Nicolas Sarkozy, kurrë nuk ishte zonjë e parë tipike – edhe në një shtet në të cilin ky titull nuk është aq zyrtar.

Pra, nuk është ndonjë befasi që pas jetës së saj në pallatin Elysee, që filloi në vitin 2012, ajo të jetë duke bërë diçka që pak gra të botës kanë bërë: të lansojë albumin e ri muzikor, shkruan Koha Ditore.

Në moshën 49-vjeçare, Bruni-Sarkozy i është kthyer pasionit të vjetër: të këndojë rock klasik, countryn dhe jazzin standard në anglisht.

Albumi i saj i pestë “French Touch” ka dalë nëpër botë. Është një koleksion koverash që përfshijnë versionin blues të “Highway to Hell” të grupit legjendar AC/DC, “Miss You” të “Rolling Stones” dhe një duet me Willie Nelsonin në klasikun e tij “Crazy”...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.