Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Boynik sjell në Shkollën Verore 2019 formalistët rusë në Evropë

Dikur ajo ishte një nga shkollat më të shquara të kritikës letrare në Rusi dhe Evropë. Emra me ndikim si Viktor Shklovsky, Yuri Tynianov, Boris Tomashevsky e të tjerë, kishin revolucionarizuar kritikën letrare në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore.

Sado që në kohën e Stalinit, termi “formalistë” mori kuptim pezhorativ, kjo lëvizje thuhet se ndikoi edhe mendimtarë, si Mihhail Bakhtin dhe Yuri Lotman.

Në një përpjekje për të qëmtuar marrëdhëniet mes politikës revolucionare dhe formave artistike, libri “Coiled Verbal Spring” bashkon për të parën herë në anglisht shkrimet e formalistëve rusë mbi gjuhën revolucionare të Leninit.

Si redaktor i kësaj përmbledhjeje, Sezgin Boynik të hënën në “Stacion – Qendra për Art Bashkohor”, si pjesë e ligjëratave të Shkollës Verore 2019, ka diskutuar mbi librin e tij “Coiled Verbal Spring: Devices of Lenin's Language (Pranvera e mbështjellë verbale: pajisjet e gjuhës së Leninit) e botuar vitin e kaluar nga “Rab-Rab Press”.

I lindur në Prizren në vitin 1977, Boynik aktualisht jeton dhe punon në Helsinki. Bashkëredaktor i disa librave mbi artin dhe gjuhën, ai në librin e tij të fundit ka trajtuar moment nga arti avangardë rus dhe zhvillimet e tjera në kontekstin e viteve ’20 në Rusinë bolshevike.

“Kursi im ka të bëjë me përdorimin e gjuhës në art, duke filluar nga shekulli XX me avangardën përgjatë dy luftërave botërore e deri te arti konceptual dhe studimet postkoloniale në vitet ’80. Është një përmbledhje tekstesh të shkruara nga formalistë e futuristë rusë në lidhje me gjuhën revolucionare të Leninit”, ka thënë ai në hyrje të ligjëratës.

Edhe Në Rusi, dikush ra pre e propagandës e të tjerë ndryshuan mendje për luftën Botë Në Rusi, dikush ra pre e propagandës e të tjerë ndryshuan mendje për luftën

Boyniku ka folur edhe për konceptimet mbi artin dhe kulturën në Rusinë e pas Revolucionit të Tetorit, duke u ndalur veçmas tek shkrimet e Leon Trotskyit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)