Në prag të shpërthimit të luftës në Kosovë, një 6-vjeçar i quajtur Bini (Lurni Krasniqi) mendon vetëm për gjënë më të shtrenjtë që posedon – një çokollatë. Kur papritmas bashkë me familjen ndodhet në një kamion dhe jeta e tyre rrezikohet, Bini mëson që ajo mund të mos jetë më e shtrenjta që do të mundë ta humbë atë ditë.
Ky rrëfim e fut Kosovën edhe njëherë në listat e finalistëve të çmimit prestigjioz kinematografik. Realizuar nën regji të Erblin Nushit, filmi i titulluar “Bini” është futur në finalen e “Students Academy Award”, duke u bërë pjesë e garës për “Oscarin” e studentëve.
“Bini” është shfaqur në “Stockholm Independent Film Festival”, në “PriFilmFest” e në “Korça International FilmFestival”. Më 17 gusht do ta ketë premierën në Los Angeles, në “Holly Shorts Film Festival”, që po ashtu është kualifikues i “Oscars”. Muajin që vjen do të shfaqet në “DC Shorts Film Festival”. Por përfshirja në “Student Academy Awards” për regjisorin Nushi është ëndërr e madhe dhe “Oscars” janë kapak për çdokënd që merret me film.
“Bini” bazohet në ngjarje të vërtetë. Erblin Nushi ka qenë 6-vjeçar kur shpërtheu lufta në Kosovë. Filmin “Bini” e ka realizuar si punim diplome. Ai ka kryer studimet bazike për film “George Mason University” në Fairfax të Virginias në ShBA, ku është zhvendosur bashkë me familjen më 2010.
Në qershor të vitit që shkoi xhirimet i kishte realizuar në Pejë.
Në filmin “Bini”, pos Lurni Krasniqit, në rolin e kryepersonazhit luajnë edhe Artiola Hamdija, Fjolla Nushi, Eshref Durmishi, Armond Morina, Florentina Ademi dhe Elena Shoshi (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
“Bini” i Erblin Nushit fiton çmim në garën rajonale të Emmy Awards
-
Audienca e festivalit amerikan vlerëson filmin me rrëfim lufte nga Kosova
-
Erblin Nushie , regjisori i “Binit”, më i shquari në Washington
-
Filmbërësi i rrëfimeve personale
-
Në festivalin e filmit në Washington, edhe një histori e trishtë nga Kosova