Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Bienalja Ndërkombëtare e Akuarelit vjen edhe në Prishtinë

Bienalja Ndërkombëtare e Akuarelit, ngjarje e cila në Tiranë mbahet që dy vite, tashmë do të marrë jetë edhe në Kosovë, më saktësisht në Prishtinë.

E organizuar për herë të parë në vendin tonë, në këtë Bienale tashmë kanë marrë pjesë artistë të ndryshëm nga e gjithë bota.

Janë rreth 280 punime të akuarelit prej vendeve të ndryshme të botës që janë përzgjedhur për të qenë pjesë e Bienales. Këta artistë janë selektuar nga juria profesionale, duke u bërë një përzgjedhje prej artistëve më të mirë në botë.

Juria ka qenë në përbërje të: Atanur Dogan, Liu Yi, ZeZe Lai, Amit Kapoor, LeFe, Linda Doll, Jansen Choë dhe Besnik Xhemaili.

Shtete pjesëmarrëse në këtë Bienale janë: Shqipëria, Bahamas, Bangladesh, Brazili, Bullgaria, Kina, Egjipti, Greqia, Gjermania, India, Hong Kong, Irani, ItaliaRomania, Spanja, USA, Turqia, Rusia, Romania e shumë vende të tjera.

Bienalen e Akuarelit për herë të parë në Kosovë po e organizon Besnik Xhemaili, i cili ka njoftuar për KultPlus se kjo ngjarje do të mbahet në Universitetin UBT te QMI-ja rrugës Prishtinë – Lipjan, nga data 17 deri më 21 korrik.

Edhe Akuarele nga 70 vende të botës bashkohen në Prishtinë Kulturë Akuarele nga 70 vende të botës bashkohen në Prishtinë

Gjatë kësaj Bienale do të ketë aktivitete si demonstrime live të teknikës së akuarelit. Artistët janë: Atanur Dogan, Asuman Dogan, Besnik Xhemaili, Ali Abbas Said, Selma Todorova, Krasi Todorov. Ndërsa më date 18 korrik do të hapet ekspozita në UBT.

Bienalja e Akuarelit në Kosovë është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

{gallery}