Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është bërë hapja e Bibliotekës Austriake (Këndit Austriak), me mbi 2 mijë tituj të librave në gjuhën gjermane.
Me këtë rast ambasadori austriak,Gernot Pfandler ka theksuar se kjo bibliotekë është një sinjal për të gjithë studentët e rajonit të Prizrenit të cilët mësojnë gjermanishten, duke uruar që kjo bibliotekë për shumë vite një vend ndihme dhe inspirimi për studentët.
Ushtruesi i detyrës së rektorit Ismet Temaj theksoi se hapja e kësaj biblioteke është një lajm i mirë për studentët e UPZ-së, për realizimin e së cilës falënderoi ambasadorin austriak, lektoren Drescher, KFOR-in austriak dhe të gjithë ata që kanë kontribuar.
Ai shtoi se shteti dhe populli austriak kanë mbështetur shtetin dhe popullin e Kosovës në shumë aspekte, ndërsa hapja e kësaj biblioteke do të jetë një urë lidhëse mes studentëve e profesorëve të UPZ-së dhe Austrisë.
Po ashtu lektorja në UPZ nga OeAD, Martina Drescher, Andreas Kurz, zyrtar i programeve në OeAD dhe Peter Schinnerl , nga KFOR-i austriak përshëndeten hapjen e kësaj biblioteke dhe theksuan se për ata ka qenë një nder që kanë pasur mundësinë që të ndihmojnë UPZ-në dhe studentët e gjermanishtes.
-
Ambasadori austriak habitet pse në UPZ nuk do të vazhdojë punën dega e gjermanishtes
-
“Espace France” zhyt Prizrenin në kulturën franceze
-
Në UPZ diplomon gjenerata e parë e studentëve në gjuhën angleze
-
Këndi i librit të Kosovës në Bibliotekën e Bullgarisë thellon njohjen
-
Ministria pasuron 32 biblioteka, thekson një milion euroshin për librin