Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Biber 02” me 25 tregime për pajtimin

“Hanë njerëzit edhe pa këmbë” i autores Milica Vuçkoviq ka dalë fitues i konkursit “Biber”, që ka përmbledhur rrëfime të shkurtra rreth temës së pajtimit. “Zhaxhi Zav” i autores Xheneta Rovçanin nga Sarajeva ka marrë çmimin e dytë, derisa të tretin e ka fituar tregimi “Familja e xhaxhit Aki”, me autore Anushka Minovska. Në konkursin e dytë “Biber”, që ka qenë i hapur në janar të vitit 2017, kanë konkurruar fiks 385 tregime në gjuhën shqipe, maqedonase, boshnjake, kroate, malazeze e serbe.

Prej tyre, 25 janë përfshirë në botimin “Biber 02”. Tregimet janë vlerësuar nga juria në përbërje të Faruk Shehiqit, Kim Mehmetit dhe Tatjana Gromaças, shkruan sot Koha Ditore.

Siç është shkruar në parathënien e “Biber 02”, tregimet tjera kanë mbërritur në adresë të konkursit nga qytete të ndryshme, si Beogradi, Manastiri, Doboji, Kërçova, Novi-Sadi, Prelogi, Prilepi, Prizreni, Sarajeva, Shkupi, Tirana, Ferizaj, Vërnjaçka Banja, Zagrebi dhe Zemuni. Po ashtu pjesë e konkursit kanë qenë tregimet e rrëfyera nga Podgorica, Obrenovci, Petrinja, Pala, Prishtina, Novi-Pazari, Nikshiqi, Zrenjanini, Tuzlla, Osijeku, Konjici, Subotica, Gjilani, Kiselaku, Velesi, Mostari, Kikina e të tjera.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm