Ajo njihet si soprano që ka prekur skena ndërkombëtare, por kohëve të fundit, e ka sfiduar veten edhe në teatër. Sopranoja Besa Llugiqi, e portretizon rolin kryesor të shfaqjes “Erveheja”, që u dha premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në fund të dhjetorit.
Llugiqi, e cila viteve të fundit, karrierën e saj e zhvillon kryesisht në Bullgari, për emisionin “Express”, foli edhe për vështirësitë e realizimit të shfaqjes “Erveheja”.
Për interpretimet e roleve operistike, Llugiqi i ka rënë në sy edhe kritikës gjermane, që e veçoi sopranon kosovare për rolin e Inesit në “L’Afrikane”. Revista gjermane “Das Opernglas” shkroi se Llugiqi, ka vokal të fuqishëm, transmeton Koha.net.
Përveç në skenën bullgare sopranoja kosovare, viteve të fundit ka interpretuar edhe në Teatrin e Operës “Baltika” në Poloni.
-
Besa Llugiqi shkëlqen në premierën e operës në Sofje, vlerësohet lart nga presidenti bullgar
-
Kritika gjermane veçon Besa Llugiqin për interpretimin në “L’Africaine”
-
Besa Llugiqi si Mimi magjeps Bukureshtin, kritika e çon në piedestal
-
Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
-
Besa Llugiqi në Sofje me madhështinë e “Requiemit” të Mozartit