Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Beethovenfesti” me tingujt e fatit

Koncerti që përmbylli “Beethovenfestin” kishte dy vepra që ishin dy botë të ndryshme.

Lëvizjet e dirigjentit Michael Boder ishin diskrete dhe precize derisa ai drejtonte Orkestrën Simfonike të Vjenës, në interpretimin e “Coptiv Light” të Morton Feldman, nga vitit 1986.

Vepra është e konceptuar asisoj që të mundësojë që tonet muzikore të grupeve të ndryshme të instrumenteve, të dalin në sipërfaqe pa ndryshuar sesa zëshëm interpretohen apo mënyrën sesi theksohen ato.

Ndryshe prej kësaj, për dirigjimin e Simfonisë së nëntë të Anton Bruckner në D-minor, lëvizjet e Michael Broder ishin më të shtrira, duke ia mundësuar orkestrës ta nxjerrë çdo dimension të veprës: pjesët e fuqishme harkore që përfundonin në melodi të këndshme apo akordet joharmonike që grumbullohen dhe përfundojnë në harmoni... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)