Rasti më famëkeq i sindromës së Stokholmit është rikthyer në kinema. “Disney”, me gjallëri, tani ka sjellë filmin e ri, ribërjen e vitit 1991 të animacionit e përrallës “Beauty and the Beast”(E Bukura dhe bisha), me Emma Watsonin në rolin e Belle, bukuroshen e thjeshtë nga fshati francez, babai i së cilës (Kevin Kline) është i burgosur nga bisha që jeton në kështjellën e largët.
Në fakt ai është një princ i bukur (i portretizuar nga Dan Stevens), i transformuar në bishë nga magjistarja si ndëshkim për egoizëm, derisa tërë stafi i tij është kthyer në gjësende shtëpiake si qirinj dhe orë, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Belle i ofron që të jetë e burgosura e tij në vend të babait të saj. Gradualisht, bisha nis të bjerë në dashuri me të dhe anasjelltas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë gjithë këndojnë vepra të kompozuara nga Alan Menken në vitin 1991 me tekst të Howard Ashman, derisa arrihet një shpërthim krejt në fund. I tërë filmi përshkohet nga ndriçimi artificial fascinues dhe ngadalë bie në binarë – asi të llojit që nxjerrin në pah setin e brendshëm dhe të jashtëm për versionin fitimprurës të Broadwayt.
Filmi gjoja se rifreskon hamendësimet e veta për të përfshirë një personazh homosekusal…derisa politikat heteroseksuale i lë të paprekura. Shëmtia e bishës është simbolikë e vetmisë së mashkullit edhe kur e burgosura e tij e bukur me përulësi ia shlyen vuajtjet. Kthesa e stilit “Shrek” në këtë skenar ka më shumë sens të humorit: edhe gruaja bëhet e shëmtuar.
Personazhi homoseksual është Le Fou, i portretizuar nga Josh Gad – ai është ndihmës i shoqëruesit shumëkërkues të Belles, Gaston, i portretizuar mrekullueshëm nga Luke Evans. Por homoseksualiteti i Le Fou përfundimisht shpaloset atëherë kur bëhet bashkë me një burrë tjetër teksa ndajnë një moment të shkurtër krejt në fund në vallëzimin final ku shikohen sy më sy.
Përndryshe personazhi i tij nuk është aspak ndryshe nga ai i versionit të vitit 1991; nëse Le Fou është gjëja e vetme apo më së shumti gej në film mbetet të diskutohet, dhe është censura e mprehtë e teatrit të mjuziklit në komunitetin gej që historikisht e ka mbajtur këtë zhanër vital.
Emma Watson është modeste, si kukull në rolin e Belles, pothuajse figurë që sapo ka dalë nga kutia e muzikës; ajo asnjëherë nuk jepet para emocioneve të tepruara apo të bjerë në depresion, por e mban një lloj vetmie romantike madje edhe atë me dinjitet. Ajo nuk i jep flakë rrëfimit, por ky edhe nuk është qëllimi: ajo është aktorja e qëlluar për këtë rol dhe sjell performancë të bukur... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.