Prishtinë, 31 gusht - Një billbord i formatit të madh nëpërmjet së cilit besimtarët islamë orientohen për mundësinë e blerjes së kurbanëve është vendosur në oborrin e xhamisë “Jashar Pasha” në Prishtinë, objekt ky që mbrohet me ligj.
Nëpërmjet tij, Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Medreseja e Mesme “Alaudin” njoftojnë qytetarët për mundësinë e blerjes së kurbaneve dhe therjes së tyre për festën e Kurban Bajramit që shënohet këtë të premte. Por të dyja këto institucione - njëra fetare e tjetra arsimore - billbordin e kanë vendosur pa kurrfarë leje në oborrin e një monumenti, të mbrojtur me ligjin për trashëgiminë kulturore.
Brenda oborrit të Xhamisë që ndodhet krejt afër Muzeut të Kosovës është vendosur edhe një konstruksion prej metali në të cilin është vënë billbordi. Institucionet e trashëgimisë kulturore i kanë kërkuar Bashkësisë Islame që billbordi të largohet, por një gjë e tillë, të paktën deri të mërkurën pasdite, nuk ka ndodhur.
Shfrytëzimi i hapësirave të trashëgimisë kulturore për reklamime rregullohet me Ligjin për trashëgimi kulturore të miratuar më 2006 në Kuvendin e Shtetit (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
Largohet reklama shtatë muaj pa leje në Xhaminë e Jashar Pashës në Prishtinë
-
Bislimi: Komuna e Prishtinës s’mund t’i japë vetes kompetenca për vendimet e MKRS-së
-
Komuna vendos barriera te Biblioteka, pavarësisht shkeljeve ligjore
-
Komuna me buldozerë për sheshin “Xhorxh Bush” pa leje midis monumenteve
- Shatërvani te Xhamia e Çarshisë në Prishtinë nuk mund të tjetërsohet