Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe Minoritete të Republikës së Malit të Zi, Mehmed Zenka, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunim mes dy ministrive, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Zenka u shpreh se ministria përkrah minoritetet në Mal të Zi përmes projekteve të shumta, me theks të kulturës e rinisë, transmeton Koha.net.
Ai tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me Gashin për të realizuar projekte të përbashkëta që janë të interesit të dyanshëm në mënyrë që të rritet shkëmbimi i përvojave të mira dhe i profesionistëve të fushave të ndryshme.
Ndërkaq, nga ana e tij, Gashi, u shpreh se MKRS-ja është e gatshme që të bashkëpunojë dhe mbështesë projektet konkrete që janë me interes edhe për politikat e ministrisë tonë, por edhe që janë në favor qytetarëve të Republikës së Kosovës por edhe atyre të Republikës së Malit të Zi, pa përjashtim.
-
MKRS-ja dhuron 135 tituj librash për Luginën, thotë se kjo pjesë do ta ketë vëmendjen e institucioneve të Kosovës
-
Gashi: Duhet të shtohen projektet që kontribuojnë në rritje të punësimit
-
MKRS e DVV International me marrëveshje për aftësimin e të rinjve në teknologji informatike e ndërmarrësi
-
Ministri vetë i katërti në Minsk
-
MKRS-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Bankën Kombëtare Tregtare