Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Ballata nderohet me çmimin “Niketë Dardani”

Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore "Niketë Dardani", Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i ka ndarë kompozitorit Zeqirja Ballata.

Kompozitori i njohur Zeqirja Ballata është nderuar sot me çmimin kombëtar për veprimtari jetësore “Niketë Dardani”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kompozitori Ballata tha se i gëzohet faktit se në Kosovë krahas kompozitorëve meshkuj po rritet edhe numri i kompozitorëve femra.

Ndërsa ministri i Kulturës Kujtim Gashi ka falënderuar krijuesit muzikor për punën e tyre e cila ka për qëllim avancimin e fushës së muzikës.

"Jemi të lumtur që kemi njerëz të tillë që punojnë vazhdimisht dhe si rezultat i tyre Ministria organizon momente të veçanta", tha ai.

Sipas tij këto çmime po i ndajnë si shenjë falënderimi për punën krijuese dhe se Ministria do të vazhdojë të jetë në mbështetje të krijuesve që me punën e tyre nderojnë dhe e pasurojnë arkivin e Ministrisë së Kulturës.

Komisioni vlerësues ka vendosur që çmimi për veprat vokalo-instrumentale dhe muziko-skenike i është ndarë kompozitorit Kreshnik Aliçkaj për veprën "Përtej luftës e paqes", kurse çmimi për veprat orkestrale-simfonike dhe koncertale e mori kompozitorja Dafina Zeqiri, kompozitori Mendi Mengjiqi iu nda çmimi për vepra kamertale për veprën "String Quartet nr.4".

Rafet Rudi i nderuar me çmimin për veprën korale për veprën "Deti i varreve të hapura". Ndërsa, çmimi për vepra solistike dhe duo nuk iu nda pasi që nuk ka pasur vepra konkurruese.