Të dielën mbrëma, një ekip prej 36 vetash, me autobus është nisur drejt Sveti Vlasit – një qytet bregdetar në gjirin e Detit të Zi – për ta prezantuar një shfaqje baleti nga Kosova, para audiencës bullgare.
Por për të mbërritur deri në destinacionin, që do ta shënojë përfaqësimin e katërt në një qytet evropian të Trupës së Baletit të Kosovës, balerinët kosovarë janë të detyruar ta bëjnë vetë çarenë për t’i paguar mëditjet, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kjo për shkak se Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit nuk ka mundur të bartë mjete nëpër institucionet e veta vartëse, pasi që auditorët kanë konstatuar se xhirollogaritë i kanë të paautorizuara.
Ministria e Kulturës deri të dielën ka numëruar trembëdhjetë ditë që nuk ka mundur të derdhë mjete për institucionet vartëse të saj, siç kishte paraparë me buxhet në fillim të vitit. Kjo sepse siç kanë konstatuar auditorët deri tash mjetet u janë bartur në xhirollogaritë në bankat komerciale, gjë që nuk ishte bërë me autorizim të Thesarit të Shtetit. Por kështu veprohet tash e 18 vjet.
Kjo do të jetë hera e dytë që Baleti Kombëtar i Kosovës prezantohet para audiencës bullgare.
Edhe Finlanda është destinacion tjetër që e ka në agjendë Baleti Kombëtar i Kosovës për sivjet... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
“Terminal” e rikthen Baletin në Graz e duartrokitjet në skenë
-
Futbollistet e Kosovës kërkojnë tjetër fitore ndaj Bullgarisë
-
“Terminali” i Baletit në Çeki – mundësi larg improvizimeve në Prishtinë
-
Kosova publikon listën e futbollisteve për ndeshjet me Bullgarinë
-
Baleti synon vit të projekteve të reja e udhëtimeve si ikje nga realiteti