Autorja kosovare Fjolla Hoxha është ftuar që të marrë pjesë në forumin ndërkombëtar (Internationales Forum) të festivalit më të madh të teatrit në territorin gjermanofolës: Theatertreffen.
10 performancat më të mira të vitit nga Zvicra, Austria dhe Gjermania janë përzgjedhur që të shfaqen gjatë kësaj periudhe dy javore. 39 pjesëmarrësit e forumint ndërkombëtar nga e mbarë bota do të marrin pjesë në 4 punëtori të ndryshme dhe do të ligjërojnë mbi përvojën e tyre teatrale.
Fjolla Hoxha është dramaturge, poete dhe kritike e dramës dhe teatrit e cila dramën e saj origjinale “Çka mbinë s’pari kur kallet bota?” me regji të Flutra Zymit e kishte në repertorin e Teatrit Kombëtar të Kosovës në vitin 2015.
Autorja Hoxha është duke punuar në dramën e saj të re “Hiber-nacion” e cila kishte lexime skenike në Unicorn Theatre në Londër gjatë muajit shkurt të këtij viti.
Ajo është duke bashkëpunuar me VorAlpenTheater dhe grupin actNow në krijimin e një bashkëproduksioni teatror mes të rinjve nga Lucerni dhe Gjilani në shfaqjen “Schatzi, a je mirë?” e cila e pati premierën kosovare në prill dhe do të vazhdojë me shfaqje në Lucern mes 26-30 maj në VorAlpenTheater.
-
“Prizren Fest” kthen qytetin në skenë teatri si hapësirë reflektimi e dialogu
-
Kosova i bashkohet Leipzigut për peshën e “fjalëve që lëvizin botët”
-
Biblioteka me afat shtesë pret autorët e Kosovës për Panairin e Leipzigut
-
“Showcase” i eksplorimit teatror nga Kosova zgjerohet në Shqipëri
-
Dramaturgët e rinj praktikojnë tematikat shoqërore për skenë teatri