Një nga autoportretet e pakta nga Rembrandt van Rijn do të nxirret në ankand muajin e ardhshëm në kompaninë e ankandeve “Sotheby”. Dhe pas ka edhe një histori tunduese.
Piktura e vitit 1632 – e bërë kur Rembrandti ishte vetëm 26 vjeç, po të njëjtin vit kur bëri të famshmen “The Anatomy Lesson of Dr. Nicolaes Tulp” – vlerësohet se do të mbledhë mes 12 dhe 16 milionë funte (13.5 – 18 milionë euro), shkruan "news.artnet.com".
Ajo do të ofrohet më 28 korrik në një ankand në Londër, e para ngjarje madhore e shitjes për “Sothebyn” prejse nisi izolimi. Piktura, e cila paraqet artistin me një kollare të palëzuar dhe kapelë të zezë, mund të jetë dizajnuar për të shërbyer si njëfarë “karte e biznesit”. Por një ide tjetër intriguese është se mjeshtri e pati krijuar për t’iu bërë përshtypje të afërmve të gruas së tij të ardhshme, Saskia van Uylenburgh, një muzë e cila do të shihej në disa prej veprave më të njohura të artistit.
-
Një autoportret i Rembrandtit del në ankand në Londër për 18 milionë euro
-
Një autoportret i Rembrandtit në shitje për 12-16 milionë sterlina
-
Piktura e rrallë e Gustav Klimtit shitet për 236.4 milionë dollarë
-
“Luani i Ri në Pushim” i Rembrandtit pritet të thyejë rekord të vizatimeve
-
Piktura "e humbur" e Gustav Klimt pritet të shitet në ankand për mbi 50 milionë euro