“Skënderbeu – një histori politike”, e autorit Aurel Plasari dhe “Shqipëria e rigjetur” me autore Lucia Nadin, ishin veprat fituese të çmimit shkencor për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun dhe epokën e tij, nga autorë shqiptarë dhe te huaj, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
Në ceremoninë e zhvilluar në Akademinë e Shkencave ku u dhanë dhe çmimet ishte i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama dhe shumë studiues të huaj dhe shqiptar si Floresha Dado, Luan Malltezi, Pëllumb Xhufi të cilët mbajtën kumtesat e tyre me profile shkencore nga autorë të huaj.
Gjithashtu gjatë ceremonisë së ndarje së çmimeve mbajti një ligjëratë përuruese dhe José Manuel Floristán Imízcoz nga Spanja për veprën “Marrëdhëniet mes Mbretërisë së Napolit me Shqipërinë”, seri studimesh botuar në revistën shkencore “Erytheia”, me mbi 25 artikuj shkencorë në 1990-2017./ATSH
-
Ribotohet “Skënderbeu një histori politike” i Aurel Plasarit
-
Fituesja italiane e Çmimit Skënderbeu, këmbëngul t’i kthejë Shqipërisë kujtesën historike
-
Lucia Nadin, laureate e çmimit “Shuteriqi” për veprën mbi Shkodrën
-
Nominohen autorët për konkursin e veprës më të mirë dedikuar Skënderbeut
-
Portreti politik e diplomatik i Skënderbeut, kryqtarit të fundit