Firence, 29 qershor (ArtfixDaily) - Skulptura monumentale të artistit të famshëm shqiptar Helidon Xhixha kanë pushtuar “Boboli Garden” në Firence. “In Ordine Sparso” është titulli i ekspozitës së kuruar nga drejtorët e “Uffizi Galleries”, Eike Schmidt dhe Diego Giolitti, e hapur të mërkurën në këtë ambient të hapur në qytetin italian, shkruan sot Koha Ditore.
Ekspozita e fuqishme e sjell Helidon Xhixhën në një eksplorim të ideve të kaosit dhe rendit përmes serive të tij të jashtëzakonshme të trembëdhjetë skulpturave dhe instalacioneve monumentale. Veprat janë homazh se si ky koncept është portretizuar në filozofi dhe në art dhe se si është interpretuar në botën natyrale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërmes formës dhe sipërfaqeve reflektuese, trembëdhjetë instalacionet skulpturore që të lënë pa frymë ofrojnë perspektivë të re në gërshetimin e artit dhe natyrës, të promovuar nga familja Medici në shekujt XVI dhe XVII (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.