Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Artisti që sfidon realitetet politike me vepra prej letre

Udhëtimi njëzetetreorësh prej Gjermanisë në Kosovë me autobus do të shndërrohej në inspirim për Frank Bölter.

Artisti gjerman i cili njihet për shndërrimin e origamit në art të përmasave reale, një javë më parë do të nisej nga vendi i tij për të kaluar nëpër Austri, Hungari e Serbi deri në destinacionin: Kosovë. Rrugëtimi i tij nuk ishte i rastësishëm. Ishte nisur për t’u bërë pjesë e edicionit të 4-të të festivalit të artit në hapësira publike “Hapu”. Por përzgjedhja e temës që do të trajtonte ishte e rastësishme.

Para tre vjetësh kur vizitoi Prishtinën për herë të parë, Kosova përballej me valën e emigrantëve, të cilët po braktisnin vendin në drejtim të Evropës, në kërkim të një jete më të mirë. Mjeti i transportit për ta, në këtë rrugëtim jetësor ishte autobusi.

Prandaj edhe Bölter kishte zgjedhur që të përshkonte të njëjtën rrugë sikur ata. Ishte gjermani i vetëm në autobus. Por gjatë rrugës thotë se u bë pjesë e grupit të shqiptarëve që po udhëtonin për në vendlindje, eksperiencë kjo që i shërbeu të reflektojë mbi instilacionin që do ta krijonte sapo të arrinte në Prishtinë.

Origami si shenjë proteste për politikën e Kosovës

Sheshi “Zahir Pajaziti” për tri ditë me radhë shërbeu si lokacion ku vepra arti jo fort të zakonshme u krijuan. Bölter bëri bashkë njerëz të ndryshëm, të cilët i ndihmuan në procesin e punës. Prapa secilës vepër ai fshehu nga një kuptim politik e social, që lidhej me Kosovën... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)