Fluturat e Petrit Halilajt në pranverën e 2017-s kanë shtegtuar nga Kosova në Venecia. Këtë rrugë e kanë ndjekur edhe imazhet e “Abetares”. Por shtegtimi nuk ka përfunduar me kaq. Reproduktime të artefakteve të Kosovës kanë shkuar në New York si zogj.
E “Abetarja” ka vazhduar në Paris. Copëzat e shtetit më të ri të Evropës do të vazhdojnë rrugën edhe vitin që vjen. E Halilaj 2017-n e ka cilësuar si vitin më të suksesshëm në karrierë. Për këtë ka arsye, shkruan “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë edicionin e 57-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia, në maj, u bë shqiptari i parë që u ngjit në skenën e ceremonisë së çmimeve, për të pranuar “Mirënjohjen speciale” për veprat e tij “A e kupton se ylberi ekziston edhe nëse është natë?” dhe “Abetare”.
E në korrik artisti kosovar ka marrë “Mario Merz”, një çmim i themeluar për të identifikuar e vlerësuar personalitete botërore në fushën e artit vizual dhe atij muzikor.
Juria për kategorinë e artit pamor e ka vlerësuar se “përvojat e pazakonshme të jetës së Petrit Halilajt, me kujtime të ngjarjeve të rënda, ia mundësojnë artistit të trajtojë rrëfimin e historisë dhe storieve me ndjeshmëri të madhe, shoqëruar me një sens të hollë dhe të përhapur të ironisë”.
Vjedhja e fluturave dhe zbulimi i sekretit
Fluturat e Halilajt për gjashtë muaj kanë qëndruar në hapësirën ekspozuese në Arsenale të Venecias. Artisti i lindur në Runik të Skënderajt ishte i pranishëm edhe në hapësirën tjetër ekspozuese Giardini nëpërmjet imazheve të “Abetares”.
Fluturat e punuara nga qilimat tradicionalë ishin në mesin e veprave të 120 artistëve nga mbarë bota, të përzgjedhur për “Viva arte viva” me kuratore Christine Macel, ekspozita kryesore që zbërthen konceptin e Bienales... (shkrimin e plotë mund ta gjeni në numrin special të “Kohës Ditore” për Vitin e Ri)