Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Artisti i protestës kundër krizës së identitetit

E shndërruar në një çantë të madhe krahu, ndërtesa shumëkatëshe bartet nga një personazh.

Barra është tejet e rëndë. Ecën nëpër qytetin që simbolizohet nga harta. E ka hall se ku do ta vendosë ndërtesën me tulla të kuqe. Ama që diku do ta “mbjellë” kjo është e sigurt.

Bëhet fjalë vetëm për njërin nga ilustrimet e ekspozitës personale të Yll Xhaferit në Qendrën Informuese dhe Kulturore të Bashkimit Evropian në Prishtinë, shkruan Koha Ditore.

Ilustrimet e tjera të punuara me ngjyra të drunjta në letër e plotësojnë imazhin e personit me ndërtesë në krah. Ekspozita “Pallati i ëndrrave” si titull asocon shumë me romanin e njohur të Ismail Kadaresë. Megjithëse nuk ka lidhje direkte me këtë vepër shumë të komentuar të shkrimtarit shqiptar.

Sikurse në roman edhe në ekspozitë ëndrra është nyja a çelësi i ngjarjeve që trajtohen. Artisti i ri, Xhaferi, i cili ka përfunduar studimet për pikturë dhe ka magjistruar në klasën e profesoreshës Zake Prelvukaj në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” me këtë ekspozitë të hapur në mes të gushtit është prezantuar para publikut për herë të parë me ilustrime... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)