Letrën ajo e përdor si mjet kryesor për rrëfimin e tregimeve personale.
Përmes teknikës së artit me letër artistja nga Prizreni, krijon mijëra rruze të letrës, me të cilat ajo formon mozaikë dhe punime me elemente tredimensionale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDoruntina Kastrati – Dori, të shtunën mbrëma në Prishtinë, ka prezantuar për herë të parë në një ekspozitë veprat e saj artistike, të cilat i ka realizuar gjatë dy vjetëve të fundit.
“Bukuroshja e Durrësit”, “Lule në kokë”, “Të vdekurit vallëzojnë”, “Matrioshkat” dhe “Më dërgo në hënë”, janë këto disa nga titujt e tablove të ekspozuara nga Doruntina Kastrati, e cila me profesion është arkitekte.
Kjo teknikë e veçantë e punimeve nga Dori u vlerësua lart nga disa artistë të cilët kishin ardhur për ta vizituar këtë ekspozitë.