Dikur të qenit feminist kundrohej me njëfarë turpi, por kohëve të fundit gjërat kanë ndryshuar. E ky ndryshim, sipas kuratores e kritikes së artit An Paenhuysen, vërehet edhe në art.
Numëron disa prej ndodhive të fundit qoftë në skenën politike, por edhe artistike, ashtu sikurse edhe kampanjën “Me too”, e cila nisi pas skandaleve seksuale në Hollywood, shkruan sot “Koha Ditore”. Megjithatë, kur kujton rrjedhën e gjërave ajo thotë se ende ka punë në këtë drejtim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një punëtori mbi artistet feministe në Gjermani dhe mënyrën se si ato përfshihen në skenën artistike atje, Paenhuysen të hënën i ka paraprirë ekspozitës personale së artistes së njohur gjermane Rosemarie Trockel.
Kjo ekspozitë do të hapet të martën (sot) në Galerinë Kombëtare të Kosovës, si pjesë e serisë së ekspozitave monografike nga programi i Institutit për Marrëdhënie me Jashtë i Gjermanisë, i cili ka për qëllim që të promovojë shkëmbimin kulturor në mes të njerëzve të botës dhe Gjermanisë.
Ekspozita e Trockel nuk ilustron vetëm pozitën e saj në artin bashkëkohor, por gjithashtu edhe të kolegëve të saj siç janë Sigmar Polke, Gerog Baselitz dhe Gerhard Ritcher, të cilët edhe në njëfarë forme krijojnë qëndrimin e koncepteve të saj.
Skena artistike, e cila ka qenë kryesisht e dominuar nga meshkujt madje edhe në vitit ‘80 do ta shtynte Trockel që të realizojë vepra të ndryshme përmes së cilave ndryshon rolin meshkujve në art. Mbi këto çështje, dhe artistët që e inspiruan Trockel, ka folur edhe Paenhuysen, e cila vjen nga Belgjika, por jeton në Berlin.
Bën gjëra të ndryshme, prej kuratores, kritikes së artit deri tek blogere e artit. Jep mësim për art dhe i trajnon artistët e rinj që të krijojnë portofolin e tyre... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)