Arkeologët në Turqi kanë bërë një zbulim i cili mund të zgjidhë debatin shekullor. Ata kanë zbuluar atë që e konsiderojnë se mund të jetë varri i Santa Claus ose Shën Nikollës, nën një kishë të lashtë në Demre të Turqisë Jugore, transmeton “Koha Ditore” shkrimin e The Telegraph. Demre, i njohur më parë si Myra, në provincën Antalia, besohet të jetë vendlindja e peshkopit të shekullit IV.
Cemil Karabajram, kreu i autoritetit të monumenteve të Antalisë, ka thënë se tempulli u zbulua gjatë vëzhgimeve elektronike që tregonin zbrazëti poshtë kishës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne besojmë se kjo shenjë nuk është dëmtuar aspak, por është mjaft e vështirë për të hulumtuar edhe më, pasi ka mozaikë në dysheme”, ka thënë ai për “Hurriyet Daily News”.
Ai ka thënë se është shumë optimist për zbulimin e mbetjeve mortore të Shën Nikollës, por paralajmëroi se do të duhet pak kohë për të shkulur secilën tjegull një nga një dhe për t'i larguar ato nga hapësira.
“Ne kemi marrë rezultate shumë të mira, por puna e vërtetë fillon tani”, ka thënë ai, duke shtuar se tempulli është pothuajse plotësisht i paprekur, por aktualisht i paarritshëm për shkak të pranisë së relieveve të gurit që duhet të ruhen. “Ne do të arrijmë në tokë dhe ndoshta do të gjejmë trupin e paprekur të Shën Nikollës”, ka thënë ai.
Profesori Sema Dogan, udhëheqës i gërmimit, është habitur nga gjetja dhe beson se zbulimi mund të nxisë turizmin në këtë zonë.
Në kohën e vdekjes së tij, në vitin 343 pas Krishtit, Shën Nikolla u nderua në kishën në Demre, ku ai qëndroi i pashqetësuar deri në shekullin XII.
Më parë besohej se mbetjet mortore u trafikuan nga tregtarët në qytetin italian të Barit në vitin 1087. Të krishterët vizitojnë vendin e atij që besohet të jetë vendprehja e tij e fundit në bazilikën e Shën Nikollës në Bari të Italisë.
Megjithatë, ekspertët turq tani po pretendojnë se kockat e gabuara u hoqën dhe ato të marra jashtë vendit i përkisnin një prifti tjetër lokal, në vend të peshkopit legjendar.
Shën Nikolla ishte i njohur për bujarinë e tij ndaj fëmijëve. Ai kishte një reputacion për dhënien e dhuratave sekrete, të tilla si vënien e monedhave në këpucët e atyre që i kanë lënë jashtë, një praktikë që u festua në ditën e tij të festës, më 6 dhjetor.
Ai u bë i popullarizuar në Evropën e shekullit XVI si Babai i Krishtlindjeve, i cili u dha dhurata fëmijëve të vegjël. Në Holandë dhe në Shtetet e Bashkuara e kishin versionin e tyre të Shën Nikollës, e quanin “Sinterklaas” e më vonë u bë Santa Claus.
Shën Nikolla përshkruhet në imazhet moderne si një burrë i moshuar që bart një mjekër të madhe të bardhë dhe syze.
Shën Nikolla ishte peshkop i Myrnës, në atë që tani është Turqia. Por transformimi i tij në Santa Claus u realizua me të vërtetë në Amerikë, kryesisht përmes popullaritetit të një poeme, “Vizita e Shën Nikollës”, e njohur zakonisht nga vargu i saj i parë si “Nata para Krishtlindjeve”, që ishte botuar në mënyrë anonime në 1822 nga Clement C. Moore, një episkopat klerik nga New Yorku, deri atëherë më mirë i njohur si një studiues hebre. Ai përfshiu zakonet e lidhura nga holandezët me festën e Shën Nikollës, 6 dhjetorin.