19 arinjtë e Prishtinës i kanë bashkuar 10 artistë të rinj nga komuniteti shqiptar, serb dhe ai RAE.
Detyrë e tyre është që fotografitë e arinjve, t’i kthejnë në piktura.
Temë e pikturave janë mirëqenia dhe dallimi mes jetës së lirë të këtyre kafshëve dhe asaj paraprake në kafaze.
Artistët e rinj thonë se po kënaqen me punën që po e bëjnë së bashku.
Ndërsa tregojnë edhe motivet e punimeve të tyre, të inspiruara nga “Pylli i arinjve”.
Puna e tyre ka filluar para tri ditësh, ndërsa ata do të pikturojnë edhe të dielën.
Të gjitha pikturat do të shfaqen në ekspozitën “Arinjtë bashkojnë njerëzit”, e cila do të mbahet më 24 mars në Qendrën Kulturore të BE-së në Prishtinë.