Fondacioni Nobel, i cili administron ndarjen e çmimeve prestigjioze Nobel, thotë se për shkak të pandemisë koronavirusit, ka anuluar ceremoninë tradicionale, që mbahet çdo vit në muajin dhjetor, në Sallën e qytetit të Stokholmit, transmeton REL.
Lars Heikensten, drejtori i përgjithshëm i Fondacionit Nobel, tha se për shkak të masave të kufizimeve, nuk është e mundur të mblidhen deri në 1.300 mysafirë.
Ai tha se për shkak të pandemisë është e pasigurt nëse fituesit e çmimeve do të mund të udhëtojnë në Suedi, raporton AP.
Fituesit shpallen në tetor, por fondacioni tha se nuk ishte plotësisht e qartë ende se si dhe në çfarë forme do të zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve.
“Ky është një vit shumë i veçantë kur të gjithë duhet të bëjnë sakrifica dhe t'u përshtaten rrethanave plotësisht të reja, por ne do t'u kushtojmë vëmendje të ndryshme fituesve të çmimeve, zbulimeve dhe veprave të tyre”, tha Heikensten në një deklaratë.
-
Mbi 280 kandidatë për Nobel për Paqe, Trumpi me gjasë mes tyre
-
“Reformimi” i çmimeve në art e kulturë me shkelje afatesh ende pa nisur
-
I nxehti ekstrem anulon ngjarjen në Londër për të nxehtin ekstrem
-
Trump do të dorëzojë trofeun e Kupës së Botës
-
FIFA anulon biletat e 60 tifozëve që i morën ato gabimisht falas