E shtunë, 10 shkurt 1990. Mëngjes shumë i ftohtë i një dite që edhe sot e kujtoj shumë mirë, si dita kur u bë pajtimi i parë në Vitin e Madh 1990, vit ky që në histori mund të shënohet si viti i Pajtimit të Gjaqeve, shkruan sot Riza Krasniqi në Koha Ditore.
Një ish-nxënës i imi, Flamur Gashi, erdhi në ora shtatë të mëngjesit, ashtu siç e kishim lënë. Në fakt erdhi 5 minuta para kohës, ashtu siç është zakon të shkohet në punë. Kjo nuk ishte punë profesioni, por një punë edhe më e madhe, ose së paku kështu mendohej aso kohe.
Në pyetjen time “Si fjete?”, ai mu përgjigj: “Prof, nuk kemi kohë shumë me flemë!” Të dy u qeshëm, unë nga fakti se e shihja seriozitetin tek ai, kurse ai supozoi diçka ngjashëm. Mëngjesi ynë ishte rrugëtar për te njeriu që më vonë do të njihej si Plaku i Pajtimeve. Kur mbërritëm në shtëpinë e profesorit Anton Çetta, ai po na priste te dera. Ishte merakosur sepse ishim vonuar. Kur u treguam se u deshën rreth 30 minuta që të ndiznim makinën u qetësua. Na tregoi se i ishte frikësuar policisë.
Ajo ishte përditshmëria për njeriun tonë në ditët e viteve ‘90...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Falja e pajtimi në Kosovë e Afrikë të Jugut takohen në teatër
-
Myslimanët fillojnë haxhin vjetor në një sfond shqetësimesh për luftë
-
Pensionohet Mehdi Gashi, një prej figurave të veçanta të basketbollit kosovar
- Anatomia e një gënjeshtre (2)
-
Rrëfimet e pajtimeve që bashkojnë dy popuj drejt Afrikës së Jugut