Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Ansambli meksikan dhe ai “Drenica” me koncert të përbashkët në Skenderaj

Me veshje që prezantojnë traditën e vendit të tyre, valltarët e ansamblit nga Meksika, janë ngjitur në skenën e vendosur në qendër të Skenderajt.

Hapa e ritme të shpejta që karakterizojnë këtë lloj vallëzimi, kanë ardhur në koncertin që shënoi 20-vjetorin e Çlirimit të qytetit.

Për valltarët, prezantimi këtu është një përjetim i historisë së Kosovës dhe festim i së tashmes.

“Ne ndihemi shumë krenarë ta ndajmë me ju një pjesë të historisë suaj, pasi që kemi mësuar shumë për historinë e vendit tuaj. Dhe, ndihemi shumë të emocionuar për të gjitha gjërat që keni kaluar, ndërsa jemi duke mësuar për ju, se si po rriteni si komb. Jemi të lumtur që jemi këtu me ju”, ka deklaruar artistja Nelly Grissel për KTV-në.

E entuziazmuar është edhe artisti Fernando Gonzalez.

Edhe Prezantimi i kulturës meksikane në Kosovë Kulturë Prezantimi i kulturës meksikane në Kosovë

“I gjithë ansambli është shumë i lumtur që po qëndron këtu dhe vallëzimi është gjëja më e rëndësishme në botë, pasi që është një bashkim përmes të gjitha kulturave. Të gjithë në Kosovë janë të afërt dhe njerëz shumë të mirë”, u shpreh Gonzales.

Valltarët e këtij ansambli, me këtë lojë, po udhëtojnë nëpër disa qytete të Kosovës.

Drejtoresha e ansamblit nga Meksika, Aranza zu Lopez thotë se përmes vallëzimit po e ndajnë historinë e përbashkët.

“Jemi shumë të lumtur që jemi këtu dhe po festojmë 20-vjetorin e Çlirimit, pasi që historinë e juaj e kemi pasur edhe ne, 500 vjet më parë. Ne e kujtojmë ende këtë dhe ndihemi njësoj siç ndiheni ju. Nëpërmjet këtij koncerti mund t’i ndajmë perspektivat tona përmes kulturës, vallëzimit dhe traditës që është gjëja më e rëndësishme që mund ta bashkojë botën”, u shpreh Lopez.

Krahas vallëzimit meksikan, në skenë u ngjit edhe Ansambli i qytetit të Skenderajt “Drenica”, dhe këngëtarë të njohur kosovarë.

Edhe Alban Skenderaj paralajmëron koncert në Kosovë më 4 dhjetor Showbiz Alban Skenderaj paralajmëron koncert në Kosovë më 4 dhjetor

Organizatorët thonë se kjo iniciativë për ta sjellë grupin nga Meksika, ka ardhur pasi që ky vend nuk e ka njohur Republikën e Kosovës dhe përmes aktiviteteve të tilla, tentojnë të bëjnë një përafrim përmes kulturave dhe traditës.

Koncertet në bashkëpunim me grupin meksikan po organizohen nga FIDAF Kosova dhe Qendra e Kulturës, Rinisë dhe Sportit “Brez pas brezi”.