Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore dha një shfaqje në skenën e Teatrit Akademik të Komedisë Muzikore në Odessa për komunitetin shqiptar në Ukrainë.
Ky aktivitet u zhvillua në zbatim të programeve që Agjencia Kombëtare e Diasporës ka për shqiptarët e Ukrainës.
I pranishëm në këtë shfaqje ishte edhe Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.
“Dje me artistët e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë pas koncertit në skenën e Teatrit Akademik të Komedisë Muzikore në Odessa, Ukrainë organizuar nga Agjencia Kombëtare e Diasporës”, theksoi Majko.
Më herët në kuadër të Marrëveshjes me Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, janë organizuar klasa të mësimit të valleve dhe kulturës shqiptare për komunitetin shqiptar në Karakurt, Tyushki, Divnyns’ke dhe Gamovka.
Koncerti u realizua me mbështetjen e artistëve të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, të cilët sollën në vëmendjen e publikut një program të pasur të muzikës, valles dhe kulturës shqiptare./atsh
-
Ansambli i Shqipërisë bashkon trevat me këngë e valle në Gjakovë
-
Ansambli Kombëtar i Shqipërisë bashkon trevat me këngë e valle në Gjakovë
-
Pavarësia bashkon Kosovën e Shqipërinë në këngë e valle
-
Ansambli Kombëtar i Shqipërisë në rikthim historik pas mungesës 30-vjeçare
-
Balerinët rusë dhe ukrainas kapërcejnë dallimet e shkaktuara nga lufta