Festivali i animacionit Anibar që do të mbahet më 13-19 gusht në Pejë në edicionin e nëntë do të mbajë edhe katër punëtori studentore.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se, “punëtoritë studentore për animatorët e ardhshëm lokal do të drejtohen nga profesionistë të animacionit nga e gjithë bota, përgjatë festivalit që fillon më 13-19 gusht, në oraret nga 10:00-17:00”.
Punëtoritë do kenë lloj-llojshmëri të natyrës, prej teknikave themelore të animacionit stop-motion dhe elementeve të realizimit të një filmi të animuar, deri te mundësia e bashkëkrijimit të videove të animuara nga vet studentët, transmeton Koha.net.
“Me këtë rast i ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë për t'u bërë pjesë e punëtorive tona duke mbushur formën online. Studentët e përzgjedhur do të kontaktohen nga stafi i Anibar pas përfundimit të thirrjes për aplikim, ndërsa në secilën prej punëtorive do ketë përkthim nga gjuha angleze ne atë shqipe”, thuhet në komunikatë.
Punëtoritë dhe instruktorët e këtij edicioni janë:
Edhe
“Anibari” me punëtori të animacionit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave
Thomas Johnson Volda (MB) & Ivana Bosnjak Volda (Croatia) - “Performancë me kohën dhe kukullat”, e fokusuar në një ndërprerje interesante ndërmjet teknikës së animacionit stop-motion në formën përfundimtare retrospektive dhe performancës fizike në të cilën është krijuar. Koha është përqendruar nëpërmjet ritualit të animimit të një kukulle, dhe në ekspozimin e kësaj procedure njeriu mund të luajë në një moment metafizik.
Kjo punëtori mbështetet nga Kultura për Ndryshim - një projekt i financuar nga BE i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zbatuar nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut.
Lisa LaBracio (SHBA) - Tregim të animuar: Përdorimin e stop-motion për të treguar një histori lëvizëse. Gjatë punëtorisë një-javore, pjesëmarrësit e punëtorisë do të prezantohen me parimet e animacionit përmes ushtrimit të teknikës stop-motion, duke krijuar gjithashtu një animacion origjinal të shkurtër, duke përdorur teknika stop-motion dhe duke përfshirë tekniken pixilation (stop-motion njerëzore).
Kjo punëtori u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
Karine Miralles (Franca) - "50/50": "Krijimi i animacionit & Storyboarding"
Edhe
“Anibari” me punëtori të animacionit për promovimin e trashëgimisë kulturore
Gjatë këtij seminari, studentët do të krijojnë filma të animuar të shkurtër të fokusuar në temën e festivalit 50/50 dhe pabarazisë gjinore duke përdorur teknikat e animacionit bazuar në animacionin e prerë. Studentët do jenë bashkëpjesëmarrës në procesin e filmbërjes, ndërsa pjesët finale të studentëve do të shfaqen në ceremoninë përmbyllëse të festivalit.
Kjo punëtori mbështetet nga Ambasada Franqeze në Kosovë.
Tiziano Berber, Andrea Oberosler dhe Letizia Depedri (Itali) - "Nga Stop... në Motion - Krijimi i animacionit"
Kjo punëtori fokusohet në krijimin e filmave të shkurtër të animuar përmes teknikës stop-motion të lëvizjes me mbikëqyrjen e ekspertëve nga Trentino.
Edhe
“Anibar” me 200 animacione që i bashkon thirrja për barazi
Gjatë saj, studentët do të punojnë me trajnerët në hapat e ndryshëm të realizimit të filmave të animuar, duke përfshirë definimin e temës së filmit, krijimin dhe implementimin e skenareve, krijimin e karaktereve, skenën dhe krijimin e sfondit deri tek xhirimi ne kornizë dhe redaktimin e videos.
Kjo punëtori organizohet në bashkëpunim me dhe mbështetet nga Associazione Trentino con il Balcani.