Ali Pashë Tepelena, për dallim nga elita tjetër lokale osmano-shqiptare, bënte përpjekje për një pavarësi më të madhe nga Porta e Lartë. Përpjekja për më shumë pavarësi, Ali Pashë Tepelenën e kishte sjellë deri te konflikti me dy fuqitë kryesore evropiane, me atë të Britanisë së Madhe dhe me atë të Rusisë, për çka, në të ardhmen, do të kishte pasoja afatgjate për të dhe pashallëkun e tij.
Në të vërtetë do të ishin këto dy fuqi botërore që do të mbështesnin politikat centralizuese të Portës së Lartë, dhe të cilat do të nxisnin marrjen e masave ushtarake kundër Pashallëkut të Janinës, shkruan sot Koha Ditore.
Kurse qëllimet afatgjate strategjike të Francës më së miri i ka shprehur Napoleon Bonaparta në letrën dërguar gjeneral Gjentilit, ku mes tjerash, shkruante: “Është në interesin e Republikës sonë që ky Pasha të forcohet, që të mundë t’i mposhtë të gjithë kundërshtarët e tij, të bëhet një princ i dorës së parë që, pastaj, të mundë t’i shërbejë edhe Republikës. Dërgoni pranë tij oficerë të shtatmadhorisë e të xhenios deri sa të krijoni një shtet sipas gjendjes së popullsisë dhe me zakone plotësisht shqiptare.”
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
196 vjet nga vdekja e Ali Pashë Tepelenës
-
“Ali Pashë Tepelena në artin botëror” si portret midis mistikes dhe fakteve
-
Esmihan Hanëmi, nëna e Ali Pashë Tepelenës, simbol i një egërsie të pashoqe. Po a ishte vërtetë e tillë?
-
Mirëkuptimi i Mehmet Ali Pashës për vendosjen e hebrenjve të Evropës në Palestinë, më 1838
-
Ismail Qemali në dalje nga Ministria e Jashtme franceze: “Esat Pasha, tradhtar dhe i çmendur !”