Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

​Aleanca Franceze fillon aktivitet e leximit

Nga janari deri në mars, Aleanca Franceze e Prishtinës në nder të leximit do të organizojë disa aktiviteteve.

Një ndër aktivitetet është Nata e Leximit e cila është një ngjarje e organizuar çdo vit nga Ministria Franceze e Kulturës, që synon promovimin e leximit pranë të rinjve.

Me këtë rast, Aleanca Franceze e Prishtinës do të organizojë sot një punëtori për fëmijë.

Fëmijët do të marrin pjesë në lojëra të leximit, lexim dygjuhësh të Princit të Vogël dhe një punëtori për krijimin e faqendarësve.

Aleanca Franceze, në bashkëpunim me Ambasadën Franceze në Kosovë po ashtu do të organizoj një konkurs leximi që synon të nxjerrë në pah veprat e autorëve francezë, belgë, zviceranë dhe luksemburgas me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, si dhe inkurajimin e leximit në frëngjisht.

Pjesëmarrësit janë të ftuar të lexojnë disa libra në frëngjisht, dhe të zgjedhin fragmentet e tyre të preferuara.

Edhe Aleanca Franceze e Prishtinës me disa aktivitete kulturore nga janari deri në mars Kulturë Aleanca Franceze e Prishtinës me disa aktivitete kulturore nga janari deri në mars

Një juri do të zgjedhë fragmentet më të mira, të cilat do të lexohen me zë të lartë në Ditën Ndërkombëtare e të Drejtave të Grave, më 6 mars.

Librat e përzgjedhura do të shpallen në 16 janar. Regjistrimi është falas dhe i hapur për të gjithë dhe bëhet me Aleancën Franceze.

Shkollat që mësojnë frëngjisht do të ftohen të marrin pjesë në një punëtori rreth karikaturës së Penelope Bagieu Culottees: gratë që bëjnë vetëm atë që duan. Prodhimet më të mira do të shpërblehen në mars, gjatë javëve të Frankofonisë.