Përkthyesja e publicistja Alda Bardhyli është zgjedhur drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit. Disa vite radhazi ajo ka punuar edhe gazetare e “Kohës Ditore” nga Tirana.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës Elva Margariti nëpërmjet një postimi në “Facebook”, raporton Koha.net.
”Hapja e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, puna për të cilën ka nisur prej kohësh, është lajmi i mirë i këtij fillimviti.
I urojmë suksese drejtores së QKLL, Alda Bardhyli, në këtë sfidë të re, në orientimin sa më të mirë, të politikave tona, që lidhen me një fushë kaq të rëndësishme, siç është libri”, ka shkruar Margariti.
Qendra Kombëtare e Librit u hap një vit më parë me vendim të Këshillit të Ministrave.
Edhe
Kadare, president nderi i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit
Qëllimi i saj është përmbushja e detyrave zhvillimore dhe shërbimeve të drejtpërdrejta në fushën e librit, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Misioni i qendrës synon përhapjen e kulturës së leximit në të gjithë vendin, nxitjen e krijimtarisë, forcimin e rolit promovues dhe edukativ të bibliotekave dhe mbështetjen e projekteve për promovimin e letrave shqipe në tregun evropian dhe atë botëror.