Aktorja e njohur Elisabeth Moss dhe producentja e saj Lindsey McManus bëhen producente ekzekutive të filmit “Zgjoi” dhe do ta përkrahin atë për kampanjën drejt “Oscarit”.
Dyshja ka thënë se “Zgjoi” është një histori e paharrueshme dhe prekëse që shfaq dëshirën për mbijetesë dhe fuqizim përmes një vizioni të guximshëm.
“Portretizimi i detajuar i betejës së një gruaje drejt pavarësisë na shtyn të kuptojmë mundësinë për ndryshim, dhe tregimi i fuqishëm i Blertës kap me mjeshtëri vetëvendosjen e individëve në të gjithë botën për të tejkaluar vështirësitë”, kanë thënë Moss dhe McManus në një deklaratë të përbashkët.
Në anën tjetër Basholli ka thënë se ka kohë që e përcjell dhe e admiron punën e Elisabeth Moss dhe është e lumtur, krenare dhe e emocionuar që ajo dhe Lindsey McManus u janë bashkuar si partnerë për projektin e tyre.
“Në qendër të ‘Zgjoit’ është Fahrije Hoti, e cila arriti të kapërcejë vështirësitë dhe të nisë biznesin e saj falë mbështetjes së grave në komunitetin e saj. Të kem mbështetjen e Elisabeth Moss dhe Lindsey McManus si partnere në promovimin e historisë së Fahrijes më bën jashtëzakonisht të lumtur”, ka thënë ajo.
Sipas saj, “Zgjoi” është një rrëfim shpresëdhënës dhe pasi këto gra të mrekullueshme i janë bashkuar ekipit, filmi ka edhe më shumë shpresë për vazhdimin e rrugëtimit të tij të suksesshëm.
-
Dyshja nga Hollywoodi: “Zgjoi” – histori e paharrueshme dhe prekëse
-
Elisabeth Moss dhe Blerta Basholli mbi artin e rrëfimit të vërtetë për gratë
-
“Zgjoi” mbyll kapitullin me “Oscar”, regjisorja Basholli nis projekt të ri
-
Shpresa për nominim, “Zgjoi” në pritje të kapitullit të ri
-
Publiku në përkrahje të filmi “Zgjoi” pak ditë para ceremonisë “Oscar”