Njëri prej aktorëve të filmit të ardhshëm me superjeronj, “The Eternals”, e ka quajtur këtë “filmin më epik” të studios “Marvel”, deri në këtë pikë.
Aktori, Kumail Nanjiani, do të shfaqet me një rol të madh, në projektin e bazuar në librat e famshëm komik, dhe i cili pritet të publikohet kah fundi i këtij viti, transmeton Koha.net.
Duke folur për revistën “Entertainment Weekly”, Nanjiani tha: “Në të vërtetë është një film epik. Dhe e sjellë një histori shumë fantastiko-shkencore. Është e vërtetë që është një film me superheronj, por në fakt është filmi më fantastiko-shkencorë dhe më epik i realizuar ndonjëherë nga studio ‘Marvel’,” ka përfunduar tutje aktori.
Ngjarja e filmit “The Eternals” zë vend pas historisë së filmit “Avengers: Endgame”, dhe e sjellë në ekran të madh një racë të pavdekshme jashtëtokësorësh, të cilët kanë jetuar në fshehtësi për më shumë se 7000 vjet, dhe tani janë bërë bashkë për t’i mbrojtur njerëzit nga të këqijtë e njohur me emrin “Deviants”.
Krahas Kumail Nanjianit, në film po ashtu luajnë aktorët e njohur të Hollywoodit si: Richard Madden, Gemma Chan, Brian Tyree Henry, Salma Hayek dhe Angelina Jolie.
Filmi “The Eternals” do të publikohet nëpër kinema nga 6 nëntori i këtij viti.