Ditëlindja e Ismail Kadaresë ka ardhur me një dhuratë nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, e cila e ripropozon për çmimin Nobel. Kreu i ASH-së, Skënder Gjinushi i ka dërguar një letër Akademisë Suedeze.
Kërkesa e ASH-së i është drejtuar Akademisë së Shkencave Suedeze. Figura e rëndësishme e letrave shqipe feston sot 84-vjetorin e lindjes. Ndërsa ky propozim për të nga ASH-ja vjen në formën e një dhurate.
Në tryezën e ASH-së, “Kadare dhe letrat shqipe” nuk ishte i pranishëm Kadare, pasi ndodhet në Paris. Kujtojmë se Kadare prej vitesh ka qenë kandidat për Nobelin në Letërsi, por nuk ka mundur ta fitojë. Ndërkohë, shkrimtari është vlerësuar me disa çmime të rëndësishme ndërkombëtare. Kadare u nderua dhe me dekoratën më të lartë franceze ”Komandant i Legjionit të Nderit”.
-
Akademia e Shkencave e Shqipërisë do ta rikandidojë Kadarenë për “Nobel”
-
Kadare, aseti kulturor i shqiptarëve që ktheu sytë nga Perëndimi
-
Universiteti i Tiranës përjetëson emrin e Ismail Kadaresë edhe në Bibliotekë
-
Nderimi i Kadaresë, kujtohet vepra e shkrimtarit të madh
-
ASHAK-u mban mbledhje komemorative për Ismail Kadarenë