Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka bërë kërkesë Ministrisë së Financave që të lejojë financimin e trupës rezidente të Teatrit të Qytetit.
Sipas kërkesës së dërguar më 13 mars në adresë të ministrit Bedri Hamza, kërkohet që të mundësohet pagesa për 20 aktorë për teatrin “Dodona”.
“Teatri i Qytetit duhet të ketë trupën rezidente në përputhje me Ligjin. Me 13 mars kemi dërguar kërkesën në Ministrinë e Financave që të na lejohet financimi i trupës rezidente sipas kërkesës së aktoreve të Prishtinës. Kryeqyteti duhet ta ketë teatrin funksional”, ka thënë Ahmeti, teksa ka bashkëngjitur edhe letrën që i ka dërguar ministrit Hamza.

Artikuj të ngjashëm
-
Kryetari i Prishtinës thotë se po synohet punësimi i 20 artistëve rezidentë në Teatrin e Qytetit
-
Bëhet hapi i parë konkret për trupën rezidente të “Dodonës”
-
Aktorët kërkojnë të punësohen në “Dodona”, paralajmërojnë protestë
-
Artistët kërkojnë nga Komuna e Prishtinës që të punësohen 15 aktorë rezident në Teatrin Dodona
-
Grupi i 21 aktorëve bojkoton e kërkon anulim të konkursit të “Dodonës”