Si i mbijetuar i Holokaustit, Aharon Appelfeld nuk dëshironte që ta cilësonin si “autor i Holokaustit”. Në një intervistë për “Haaretz” në vitin 2015, ai kishte thënë se ishte i vetëdijshëm për epitetin që ia kishin dhënë, por e mohonte atë. “Nuk jam autor i Holokaustit”, kishte thënë ai, duke e konsideruar këtë si kufizim sikur të ishte duke shkruar "për të pafatët".
Por megjithatë Appelfeld − i cili vdiq të martën në moshën 85-vjeçare − u bë zëri i tyre. Autori shumë produktiv, veprat e të cilit janë përkthyer në gjuhë të shumta dhe i cili kishte gamë të gjerë të fansave në botën anglishtfolëse, librin e tij të fundit “Timhon” e botoi në hebraisht dy vjet më parë. Është autor i 45 veprave. Libri i tij i fundit në gjuhën angleze “The Man Who Never Stopped Sleeping: A Novel”, ishte botuar një vit më parë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI lindur në Rumani më 1932 me emrin Ervin Appelfeld nga prindërit hebrenj që flisnin gjermanisht, emigroi në Izrael i vetëm në vitin 1946. Nënën e tij ia kishin vrarë kur ai ishte 8-vjeçar. Bashkë me të atin u deportuan në një geto dhe nga aty babai e merrte me vete duke e detyruar që të ecte deri në kampin e punës në Transnistria...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.