Prishtinë, 2 gusht – Vepra e një kompozitori kosovar, që tashmë është interpretuar më shumë se 20 herë jashtë vendit, po vazhdon rrugëtimin. Kësaj radhe “Agnus Dei” e kompozitorit Memli Kelmendi, i cili njëherësh është edhe dirigjent i korit “Siparantum”, destinacion e ka Marsejën. Publiku parisien do të ketë rastin ta dëgjojë veprën e tij në kuadër të festivalit “Les Folles Journees Polyphoniques”, që këtë vit mbahet prej datës 3 deri më 5 të muajit gusht.
“Agnus Dei” do të interpretohet nga ansambli vokal “Sottovoce Ensemble”. Kjo nuk është hera e parë që Kelmendi bashkëpunon me këtë ansambël. Dy muaj më parë ansambli nxori në shitje albumin me titull “Horizons”, i cili përmban 18 kompozime të kompozitorëve të ndryshëm, të cilat janë interpretuar nga ansambli për t’u bërë më pas pjesë e CD-së. Në mesin e veprave është edhe vepra e Kelmendit, “Silentium Est Pax”, për të cilën operisti i njohur francez Till Fechner e ka cilësuar kompozitorin e ri kosovar mjeshtër të muzikës së sotme )gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).