Vetë fakti se shqiptarët që me fillimin e gazetarisë moderne janë subjekt i lajmeve në javoret angleze, është treguesi më i mirë i rëndësisë politike dhe ushtarake të tyre gjatë gjithë shekullit XVIII dhe më vonë. Luftërat, anarkia e brendshme dhe shpërthimi i epidemive, janë karakteristikat kryesore të këtij shekulli dhe të cilat patën jo pak pasoja për shqiptarët dhe Portën e Lartë, shkruan sot Koha Ditore.
Natyrisht, shtypi britanik kur shkruante për shqiptarët, shumë herë theksonte se ata nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut për shumë kohë i kishin bërë ballë fuqisë së madhe osmane.
Prandaj, mu në shekullin XVIII, në kohën kur Perandoria Osmane po përballej me një krizë të rëndë ekzistenciale, gazeta “Saunders’s News-Letter”, e 5 korrikut të vitit 1785, në disa vazhdime, do të botonte shkrime mbi jetën dhe veprën e Skënderbeut, mbretit të Shqipërisë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)