Dinak dhe i ëmbël me një fund të hidhur, “A Simple Favor” është komedi e shoqërisë së dy grave me ambicie për të qenë neo-noir.
Anna Kendrick portretizon Stephanie, një e vejë e cila e vetme e rrit djalin e saj në periferi të Connectucut. Nga kuzhina e saj e ngushtë, e dekoruar me vizatimet e djalit të saj, ajo rregullisht udhëheq një program në internet.
Recetat e saj përcillen me pozitivitet dhe buzëqeshje. Ajo nuk është se ka shumë ndjekës (apo gati asnjë), por i adresohet audiencës së saj si një: vetes.
Shikueshmëria e saj rritet në mënyrë të menjëhershme, menjëherë pas klipit ku ajo njofton në program se mikja e saj Emily (Blake Lively) është zhdukur... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)