Kulturë

Kulla ku ruhet nami i heroit

Patriot, atdhetar i shquar, strateg popullor, bashkorganizator e bashkudhëheqës i lëvizjeve për çlirim e bashkim kombëtar, janë vetëm disa nga epitetet që i kanë dhënë Isa Boletinit, burrit mbase më të njohur të dy shekujve të fundit, nga pjesa veriore e Kosovës.

Për të është shkruar e është kënduar. Jetoi vetëm 52 vjet, meqë u vra. U lind në vitin 1864 në fshatin Boletin të Mitrovicës, e u nda nga jeta më 1916, shkruan sot “Koha Ditore”. Gjurmët e tij nuk janë vetëm në të shkuarën e të kënduarën, madje as në rrëfime e legjenda. Historia e tij përjetësohet edhe në kompleksin e ndërtesave të gurta në fshatin e tij të lindjes.

Gjashtë sulmet e osmanëve

Ishte fundi i shekullit XX kur në Boletin qe ngritur kulla. E kishte ndërtuar një Mehmeti, mjeshtër i njohur për ndërtimin e kullave nga Strellci i Dukagjinit.

E jo vetëm Isa si personalitet, por edhe kulla e tij po e pengonte pushtetin e Perandorisë Osmane, meqë siç kishte rrëfyer më parë për “Kohën Ditore”, Gazmend Boletini, pasardhës i Isa Boletinit, së paku gjashtë herë ishte provuar rrafshimi i saj.

Me të shtëna të fuqishme topash, Perandoria Osmane kishte sulmuar “Kullën e burrave” edhe më 1908... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.