Chuck Berry, i cili vdiq të dielën e kaluar në moshën 90-vjeçare, ishte një prej kantautorëve të parë gjigant të muzikës rock. Por ka diçka që është pak e ditur për të: ai kishte shkruar memoarin e tij të parë.
“Chuck Berry: The Autobiography” (Chuck Berry: Autobiografia), ishte botuar më 1987. Fjalia e parë e librit ishte një deklaratë pavarësie dhe qëllimi: “Ky libër është krejtësisht i shkruar frazë për frazë, nga i juaji, sinqerisht, Chuck Berry”.
Në rastin e tij, nuk ishte fjala për memoaret e muzikantëve të shkruara nga fantazmat, me vargje të shtuara e të sintetizuara nga gazetarët, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Shumicën e librit ai e kishte shkruar sa ishte në burg, ku po vuante dënimin për shmangie taksash.
Pjesët e para i kishte gërvishtur me një laps në murin e qelisë. Një prej gjërave që i bëri këngët e Berry të depërtojnë nëpër radio ishte ndjesia e tij e djallëzuar për fjalët dhe aftësia e tij për të dhënë detaje të shumta.
“Ata përfunduan duke vënë në shitje një apartament me dy dhoma”, këndon ai për të porsamartuarit në këngën “You Never Can Tell”. “Frigoriferi ishte i mbushur me darka televizive dhe lëng xhenxhefili”.
Kjo ndjenjë e njëjtë e instinktit për gjuhën rrjedh edhe në autobiografinë e tij. Nuk mund të hyni në të para se ai ta përshkruajë një mik që është “i shëmtuar sikur vdekja që ha një petull të pistë”. Pak faqe para këtij përshkrimi, hasni në një vajzë aq të bukur, të cilën autori “do ta nxirrte për ditë nga plehrat e saja vetëm për të qenë afër saj” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.