Kulturë

Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi kritikun letrar Krist Maloki

Tiranë, 24 mars – Muzeu Historik Kombëtar organizoi veprimtarinë “Një pasdite në muze” me temë: “Kritiku letrar Krist Maloki, oriental apo oksidental”. Qëllimi i këtij programi shkencor periodik, është sensibilizimi i shoqërisë shqiptare mbi çështje të ndryshme të historisë, kulturës dhe trashëgimisë kombëtare shqiptare por dhe ndezja e një debati profesional në disiplina të ndryshme.

Stefan Tetollari, kurator pranë Muzeut Historik Kombëtar, mbajti kumtesën “Kritiku letrar Krist Maloki, oriental apo oksidental”. Tema e përzgjedhur pati si qëllim të njohë pjesëmarrësit me figurën e kritikut letrar Krist Maloki.