Kulturë

“Tregime urbane...” me filigran në letër për botën shumëngjyrëshe

Të projektuara brenda një kornize, letrat e mbështjella në spirale jetësojnë imazhet e artistëve botërorë, shkruan sot Koha Ditore.

Mes tyre edhe portrete të tjera, të cilat sjellin rrëfime më vete. Ngjyrat e shumta karakterizojnë secilin prej punimeve. Muzika, filmi, jeta e përditshme vijnë si një rrëfim i bukur e plot gjallëri. E stili është krejt i veçantë. Të enjten u prezantua për herë të parë në kryeqytet. Kjo falë punës së artistes Mimoza Studenica, e cila për më shumë se tre vjet perfeksionoi atë që ndryshe quhet filigran në letër. Rrëfimin e solli përmes ekspozitës të cilën e titulloi “Tregime urbane të mbështjella në rollne”.